- Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Rishikim : Enes Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/226
Download :

- Bazat e Teuhidit - Monoteizmi IslamTevhidi, njësimi i Zotit, është thelbi i besimit islam. Njerëzit janë të urdhëruar ta zbatojnë këtë koncept në tokë, në çdo hap të jetës, që nga ditët e Ademit. Në këtë libër fillimisht sqarohen kategoritë e tevhidit e më pas libri në mënyrë të qartë flet për kategorinë: Tevhidul – Ibade (Njësimin e Allahut në adhurim) dhe sqaron rëndësinë e tij pasi që të gjithë Pejgamberët (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi ta) kanë thirrur në të. Libri flet për bindjet dhe veprat e njerëzve të cilat bien në kundërshtim me të, e të cilat fatkeqësisht janë shumë të përhapura në mesin e muslimanëve edhe në ditët e sotme.
Autor : Bilal Filips
Source : http://www.islamhouse.com/p/314440
Download :
- Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314454
Download :

- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877
Download :
- Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Rishikim : Sedat Shabani
Përkthim : Bekr Halimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/328711
Download :
