Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

  • Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

    Ky libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.

    Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk

    Rishikim : Driton Morina

    Përkthim : Fehim Dragusha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354815

    Download :Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth Islamit

Random Books

  • Libri i TeuhiditËshtë e ditur se shkenca për akiden islame është shkenca bazë e cila meriton të përkujdesemi për ta mësuar dhe për t’ua mësuar të tjerëve dhe prej saj varet pranimi i veprave dhe saktësia e tyre. Sidomos kur ne jetojmë kur janë shtuar grupet e devijuara si: Rryma e ateizmit, rryma e sufizmit dhe dervishizmit, rryma e idhujtarisë bashkëkohore – adhurimit të varrezave, rryma e risive të cilat janë në kundërshtim me traditën profetike dhe që tërë këto rryma janë të rrezikshme po që se muslimani nuk është i armatosur me dijen e akides së vërtetë e cila mbështetet në Librin e Allahut dhe Synetin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). ky libër është shkruar në lëmin e akides dhe autori është kujdesur të jetë i shkurtër dhe i qartë. Shejhu e ka mbështetur librin e tij në burime të shumta të dijetarëve e sidomos në librat e Shejhul Islam Ibn tejmijes, Ibn Kajjimit, Muhamed b. Abdul Vehabit dhe dijetarë që i përkasin kësaj thirrjeje të begatshme.

    Botuesi : Ministria e Punëve Islame, Vakëfit, Daves dhe Udhëzimit

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314452

    Download :Libri i Teuhidit

  • Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'

    Source : http://www.islamhouse.com/p/339686

    Download :Rruga e muslimanit

  • Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/222

    Download :Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit

  • Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.

    Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime

    Përkthim : Irfan Salihu

    Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329565

    Download :Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!