- Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe SunetiMburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.
Autor : Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/354804
Download :
- Plani dhjetëditorPlani dhjetëditor është një libërth i edukatorit dhe dijetarit Muhamed Husejn Jakub, ku flet për vlerën e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes dhe prezanton një program për shfrytëzimin sa më të mirë të tyre. Ky plan përmban dhjetë projekte, e ato janë: Projekti i Kuranit Fisnik, banketi për çdo namaz, dhikrit, agjërimit, haxhit dhe umres, projekti “Kanatirul Firdevs”, i vëllazërisë për hir të Allahut, i lidhjes familjare, ditës së Arafatit, ditës së Bajramit dhe e përfundon librin e tij me shanse të arta që duhet çdo musliman të përfitoj prej tyre.
Autor : Muhamed Husejn Jakub
Rishikim : Redaksia e uebfaqes Albislam
Përkthim : Ulvi Fejzullahu
Botuesi : Uebfaqja 'Albislam' - http://www.albislam.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/327427
Download :

- Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
Download :

- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877
Download :
- Feja e vërtetë e ZotitCilat janë rregullat e fesë vërtetë? Si duhet të jetë lidhja mes Krijuesit dhe krijesës? Si ta njohësh Zotin tënd, që ta adhurosh dhe ta pasosh rrugën e Tij të drejtë? Autori iu përgjigjet këtyre dhe shumë pyetjeve tjera me shembuj të qartë dhe gjithashtu sjell citate nga librat e shenjtë të ithtarëve të librit. Libri në shqip përfundon me një rezyme rreth biografisë së autorit i cili edhe është një nga thirrësit e mirënjohur.
Autor : Bilal Filips
Rishikim : Bahri Curri
Source : http://www.islamhouse.com/p/314448
Download :
