Kurani Fisnik » Shqip » Suretu El Kafirun

Choose the reader


Shqip

Suretu El Kafirun - Vargjet Numri 6
قُلْ يَا أَيُّهَا الْكَافِرُونَ ( 1 ) El Kafirun - Ayaa 1
Thuaj: “O ju jobesimtarë!
لَا أَعْبُدُ مَا تَعْبُدُونَ ( 2 ) El Kafirun - Ayaa 2
Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ( 3 ) El Kafirun - Ayaa 3
As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
وَلَا أَنَا عَابِدٌ مَّا عَبَدتُّمْ ( 4 ) El Kafirun - Ayaa 4
Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
وَلَا أَنتُمْ عَابِدُونَ مَا أَعْبُدُ ( 5 ) El Kafirun - Ayaa 5
Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ ( 6 ) El Kafirun - Ayaa 6
Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!

Random Books

  • Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre-

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Botuesi : Uebfaqja i pjesës së Dhjetë të fundit nga Kurani - http://www.tafseer.info

    Source : http://www.islamhouse.com/p/384093

    Download :Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre

  • Tre parimetSi ta njohësh Allahun? Si ta njohësh fenë tënde? Si ta njohësh të dërguarin tonë Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)? Këto janë tri parimet në të cilat përgjigjet autori në këtë libër të thjeshtë në volumin e tij por, të argumentuar në përmbajtjen e tij.

    Autor : Muhamed b. Abdul Vehab

    Rishikim : Enes Goga - Mehdi Goga

    Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme

    Source : http://www.islamhouse.com/p/228

    Download :Tre parimetTre parimet

  • Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKy dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”

    Autor : Ibrahim Nasir En Nasir

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314450

    Download :Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKarta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në Islam

  • Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.

    Autor : Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani

    Përkthim : Justinian Topulli

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314460

    Download :Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjenPriftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen

  • Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.

    Autor : Një Grup Hoxhallarësh

    Rishikim : Driton Lekaj

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231890

    Download :Ramazani muaji i Allahut