Kurani Fisnik » Shqip » Suretu En Nasr

Choose the reader


Shqip

Suretu En Nasr - Vargjet Numri 3
إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ ( 1 ) En Nasr - Ayaa 1
Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا ( 2 ) En Nasr - Ayaa 2
Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ ۚ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا ( 3 ) En Nasr - Ayaa 3
Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin.

Random Books

  • Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.

    Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës

    Rishikim : Enes Goga

    Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme

    Source : http://www.islamhouse.com/p/226

    Download :Shtyllat e besimitShtyllat e besimit

  • Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.

    Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin

    Përkthim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231844

    Download :Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritRregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul Fitrit

  • Njohje e përgjithshme me IslaminLibërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).

    Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës

    Përkthim : Ahmed Kalaja

    Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314465

    Download :Njohje e përgjithshme me IslaminNjohje e përgjithshme me Islamin

  • Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshNë këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.

    Autor : Salih b. AbdulAziz Ali Shejh

    Përkthim : Justinian Topulli

    Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354729

    Download :Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh

  • Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314473

    Download :Islami dhe Krishterizmi