- Rigjallërimi Islam - Rregulla dhe UdhëzimeRigjallërimi Islam që ka përshkuar tërë botën tash e sa kohë ka nevojë për disa faktorë që të shndërrohet në një lëvizje të dobishme dhe ripërtëritëse. Ky libër në pjesën e tij të parë ofron trembëdhjetë rregulla që orientojnë këtë rigjallërim. Ndërsa në pjesën e tij të dytë, në formë të pyetjeve dhe përgjigjeve, jep udhëzime rreth shumë çështjeve që kanë të bëjnë me thirrjen në rrugë të Allahut, grupimet dhe fraksionet dhe qëndrimin kundrejt tyre dhe sjelljen në raport me ta si dhe për jomuslimanët dhe thirrjen e tyre në Islam. Libri përfundon me një shtojcë për mesataren e cila duhet të ndiqet në Dave – Thirrjen islame.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354807
Download :
- Porosi ProfetikeLibër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Përkthim : Rijad Misini
Source : http://www.islamhouse.com/p/289720
Download :

- Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
Download :

- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
Download :
- Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk
Rishikim : Driton Morina
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/354815
Download :