- Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.
Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314454
Download :

- Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Përkthim : Hasan I. Nahi
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/332470
Download :

- Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
Download :

- Teuhidi dhe ShirkuTeuhidi dhe Shirku: Në këtë libër hoxha i nderuar, Muhamed Xhemil Zejno (Allahu e mëshiroftë), sqaron rëndësinë dhe vlerën e teuhidit – njësimit të Allahut dhe dëmin e shirkut – adhurimit të dikujt tjetër pos Allahut. Ai gjithashtu sqaron shirkun e madh dhe llojet e tij si dhe shirkun e vogël me llojet e tij, ku dhe tërheq vërejtjen nga disa forma të tyre të cilat i veprojnë njerëzit.
Autor : Muhamed Xhemil Zejno
Rishikim : Ekrem Avdiu
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/332075
Download :
- Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/314463
Download :