Kurani Fisnik » Shqip » Suretu Et Tin

Choose the reader


Shqip

Suretu Et Tin - Vargjet Numri 8
وَالتِّينِ وَالزَّيْتُونِ ( 1 ) Et Tin - Ayaa 1
Pasha fikun dhe ullirin!
وَطُورِ سِينِينَ ( 2 ) Et Tin - Ayaa 2
Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
وَهَٰذَا الْبَلَدِ الْأَمِينِ ( 3 ) Et Tin - Ayaa 3
Dhe këtë qytet të sigurisë!
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ ( 4 ) Et Tin - Ayaa 4
Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
ثُمَّ رَدَدْنَاهُ أَسْفَلَ سَافِلِينَ ( 5 ) Et Tin - Ayaa 5
Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ ( 6 ) Et Tin - Ayaa 6
Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِالدِّينِ ( 7 ) Et Tin - Ayaa 7
E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
أَلَيْسَ اللَّهُ بِأَحْكَمِ الْحَاكِمِينَ ( 8 ) Et Tin - Ayaa 8
A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?

Random Books

  • Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetëNdihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.

    Autor : Zejd Umer Abdullah El Is

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306582

    Download :Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetëNdihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetë

  • Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.

    Përkthim : Hasan I. Nahi

    Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org

    Source : http://www.islamhouse.com/p/332470

    Download :Kurani i madhërishëmKurani i madhërishëm

  • Dyzet Hadithe nga Imam NeveviuKy është një ndër librat e shkurtra (El Metn) më të njohura. Këto dyzet hadithe janë të përmendura pa zinxhirin e transmetimit dhe përfshinë fusha të ndryshme islame, ku çdo hadith prej tyre konsiderohet si një bazë madhështore e bazave të fesë. Çdo musliman duhet t’i dijë këto hadithe për shkak të rëndësisë së mësimeve të cilat i përmbajnë.

    Autor : Ebu Zekerija En Nevevi

    Rishikim : Driton Lekaj

    Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com

    Source : http://www.islamhouse.com/p/354802

    Download :Dyzet Hadithe nga Imam Neveviu

  • Fragmente nga jeta e SahabëveKy libër paraqet fragmente nga jeta e një numër të shokëve të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Atyre të cilët ishin yje të udhëzimit dhe të cilët u edukuan në djepin e shkollës profetike. Lexuesi që hulumton bukurinë gjuhësore dhe artin e tregimit do ta gjen në këtë libër. Ai që mundohet që t’i merr shëmbëlltyrë këta burra fisnikë do ta arrin dëshirën e tij, sikur që edhe ai që e hulumton të vërtetën historike do ta percepton atë.

    Autor : Abdurr-Rrahman Rafet Basha

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289724

    Download :Fragmente nga jeta e SahabëveFragmente nga jeta e Sahabëve

  • Një mesazh i vetëm!Ky libër flet për mesazhin e vetëm me të cilin janë ngarkuar tërë pejgamberët dhe të dërguarit që nga koha e Ademit e deri te pejgamberi ynë, Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Si dhe dallohet për shkak të vërtetimit të njëshmërisë së Allahut – monoteizmit përmes librave të krishterëve dhe jehudëve (Dhjata e vjetër dhe e re), të cilat i posedojnë tash para vetes.

    Autor : Naxhi b. Ibrahim El Arfexh

    Përkthim : Bledar Haxhiu

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314454

    Download :Një mesazh i vetëm!Një mesazh i vetëm!

Choose language

Choose Suretu

Random Books

Choose tafseer

Participate

Bookmark and Share