- Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'
Source : http://www.islamhouse.com/p/339686
Download :
- Texhvid i preferuar Kuran per te lexuarKurani Fisnik është i veçantë edhe për metodologjinë e të lexuarit. Për ta lexuar atë drejtë dhe saktë patjetër duhet t’iu përmbahemi rregullave të leximit të tij. Kjo na mundëson neve ta zbatojmë urdhrin e Allahut dhe ta arrijmë shpërblimin e përgatitur për këtë. Libri rreth texhvidit i hoxhes Shefqet Krasniqi është libër praktik nëpërmes të cilit mund ta drejt lexojmë Librin e Allahut.
Autor : Dr. Shefqet Krasniqi
Rishikim : Uthman Abbasi
Source : http://www.islamhouse.com/p/231877
Download :
- Udhëzues i ilustruarmbi IslaminLibri “Udhëzues i ilustruar mbi Islamin” flet veçanërisht për mrekullinë shkencore në Islam dhe gjithashtu vë theksin në konceptet e Islamit dhe perceptimin e tij për individin dhe shoqërinë si dhe përfitimet të cilat i realizohen atij që e pranon islamin dhe i përmbahet sinqerisht mësimeve të Islamit. Ky libër prinë para librave të tjera të cilat ju drejtohen jo muslimanëve pëe shkak të ndikimi të madh të tij. Për këtë, ekspertët në thirrjen e jomyslimanëve kujdesen që fillimisht t’ua dhurojnë Kuranin në gjuhën e këtij jomyslimani e pas tij në listën e librave që i dhurohen është ky libër.
Autor : Ibrahim Ebu Harb
Source : http://www.islamhouse.com/p/193469
Download :
- Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të)Furnizimi më i mirë - deri në Ditën e Premtimit (Ringjalljes) veç farzit (obligimit) sipas udhëzimit të më të mirit prej njerëzve - Profetit Muhamed (lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të ). Ky libër shtjellon këto tematika: Së pari: Veprime, mirësia e të cilave në dynja dhe Amshim i kthehet vetëm atij që i ka kryer. Së dyti: Veprime, dobia e të cilave në dynja dhe në Amshim i kthehet kryerësit të tyre dhe tjetërkujt.
Autor : Hakem b. Adil Zemu El Ukajli
Rishikim : Driton Lekaj
Përkthim : Ali Kasa
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/343916
Download :

- Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiShejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/314463
Download :