- Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe SunetiMburoja e muslimanit është një libër i begatë që përmbledh lutjet dhe dhikrin (përmendjen e Allahut) për të cilin ka nevojë muslimani gjatë ditës dhe natës si dhe në raste të ndryshme me të cilat përballet gjatë jetës së tij. Ky libër është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe atë në miliona e miliona ekzemplarë, vetëm në islamhouse ekziston në më tepër se 30 gjuhë.
Autor : Seid b. Ali b. Vehf El Kahtani
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/354804
Download :
- Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/231844
Download :

- Njohje e përgjithshme me IslaminLibërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Përkthim : Ahmed Kalaja
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/314465
Download :

- Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminKy libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Autor : Ebul Hasen En Nedevi
Përkthim : Bashkim Aliu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/339682
Download :

- Agjërimi vullnetarAgjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Autor : Sedat Islami
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/321755
Download :
