- Ramazani muaji i AllahutArtikuj të shumtë, udhëzime të ndryshme, përfshirje e suksesshme e një sërë tematikash që lidhen me Ramazanin dhe agjërimin e tij. Ky libër i përzgjedhur ju mundëson të njiheni me një sërë dispozita, urtësi dhe meditime rreth këtij muaji të bekuar.
Autor : Një Grup Hoxhallarësh
Rishikim : Driton Lekaj
Source : http://www.islamhouse.com/p/231890
Download :
- Rruga e muslimanitRruga e muslimanit është një doracak që përmbledh njohuritë elementare rreth Islamit. Pjesa e parë e tij flet rreth disa parimeve të përgjithshme të fesë Islame si: Shtyllat e Islamit, Imanit dhe Ihsanit, pastaj disa sqarime rreth Shehadetit. Pjesa e dytë: përmban disa nga suret e shkurtra të Kuranit me përkthim në gjuhën shqipe. Pjesa e tretë: flet rreth rregullave elementare të Fikhut gjegjësisht pastërtisë dhe namazit duke ilustruar me foto mënyrën e marrjes së abdesit dhe faljes së namazit. Pjesa e katërt: veçohet me komentimin e disa haditheve dhe përfundon me një mori lutjesh të shoqëruara me përkthimin në shqip.
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Organizata bamirëse 'El Haremejn'
Source : http://www.islamhouse.com/p/339686
Download :
- Ky është profeti MuhamedKy libër është një jetëpërshkrim i shkurtër i jetës së Muhamedit (Alejhis salatu ues selam). Libri përmban katër kapituj: 1. Ta njohim të Dërguarin e fundit (alejhis salatu ues selam) 2. Profeti që përsosi virtytet njerëzore. 3. Profeti (aljehis salatu ues selam) në optikën e personaliteteve botërore. 4. Disa mësime që i nxjerrim nga jeta e Profetit (alejhis salatu ues selam).
Rishikim : Sulejman Uthmani
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354848
Download :
- Kurani i madhërishëmKy botim i Kuranit të madhërishëm në shqip përmban përkthimin e domethënieve të Kuranit nga Prof. Hasan I. Nahi (Allahu e mëshiroftë). Prof. Hasan Nahi ishte një ndër hoxhallarët më të shquar të kohës së tij dhe ndër të vetmit që shkollimin superior e kishin kryer jashtë vendit. Sipas disa kritikëve përkthimi i tij konsiderohet si një ndër përkthimet më autentike të Kuranit në shqip.
Përkthim : Hasan I. Nahi
Botuesi : Instituti Shqiptar i Qytetërimit dhe Mendimit Islam - http://www.aiitc.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/332470
Download :

- Karta e të drejtave të gruas dhe detyrat e saj në IslamKy dokument është përgatitur për të sqaruar qëndrimin e sheriatit (legjislacionit) islam rreth çështjes më të përfolur në mesin e muslimanëve; çështjes së gruas, prej së cilës është sprovuar qytetërimi perëndimor, vesa e së cilës ka prekur disa shoqëri islame dhe logjikën e disa prej bijve të saj. Ky dokument përmban sqarimin e çështjes më të rëndësishme rreth gruas, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me të në aspektin e themelimit dhe mbrojtjes, gjë të cilën e kërkon natyra e kësaj etape. Ky sqarim është përpjekja e dhjetëra dijetarëve dhe mendimtarëve, në mënyrë që të arrinte në formën e dokumentit dhe përmbledhjes. ... “Jemi përpjekur në këtë dokument përmbledhës që të komentojmë e argumentojmë në mënyrë të shkurtër rreth këtyre pikave: - Pikënisjet bazë. - Bazat e sheriatit rreth të drejtave të gruas dhe detyrave të saj. - Largpamësi komentuese dhe arsyetuese të disa prej këtyre bazave. - Këshilla dhe kërkesa.”
Autor : Ibrahim Nasir En Nasir
Përkthim : Bledar Haxhiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314450
Download :
