- Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshNë këtë libër përmenden parime dhe rregulla islame shumë të rëndësishme që u vlejnë të gjithë muslimanëve, në çdo kohë dhe vend, e veçanërisht kur ata kalojnë sprova të rënda që rrezikojnë unitetin dhe bashkësinë e tyre fetare. Dijetari në parathënien e librit të tij flet për rrezikun e fitneve, dobitë e ndjekjes së këtyre rregullave dhe argumentet në të cilat i ka mbështetur këto rregulla dhe më pas ka përmendur nëntë rregulla. Që të gjitha na japin një panoramë të shkurtër dhe të përmbledhur se si muslimani gjatë gjithë jetës së tij duhet të ketë vetëkontroll në pajtim me rregullat e fesë, si duhet të vlerësojë njerëzit dhe situatat, për t’iu ruajtur sa më shumë gabimeve dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.
Autor : Salih b. AbdulAziz Ali Shejh
Përkthim : Justinian Topulli
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354729
Download :
- Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ferid Selimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/306584
Download :

- Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Source : http://www.islamhouse.com/p/314578
Download :
- Shefati, ndërmjetësimi në Ditën e GjykimitKy libër shtjellon një ndër tematikat më të rëndësishme të akides e që është: “Shefati - Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit” dhe në shtjellimin e së cilës kanë devijuar grupe të shumta. Autori sjell besimin e Ehlu Sunetit rreth Shefatit, i cili është besimi mesatar dhe i vërtetë në këtë çështje. Shejhu i nderuar e trajton këtë temë përmes disa kapitujve, si: Kuptimi i shefatit dhe argumentet që e vërtetojnë atë dhe dallimi mes shefatit në këtë botë dhe në tjetrën, llojet e shefatit të Pejgamberit (alejhis salatu ues selam) dhe kush bën shefat përveç tij, kushtet e shefatit dhe shkaqet e përfitimit të tij dhe në fund flet rreth shefatit sipas kundërshtarëve të Ehlu Sunetit dhe përgjigja ndaj tyre.
Autor : Nasir b. Abdurr-Rrahman El Xhudej
Rishikim : Justinian Topulli
Përkthim : Altin Plumbi
Botuesi : Uebfaqja e organizatës kulturore "Tradita" - http://www.tradita.org
Source : http://www.islamhouse.com/p/354324
Download :
- Ejani në shpëtim!“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Autor : Eroll Nesimi
Rishikim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314443
Download :
